Në radhë të parë përgëzime për shqipen! Është më e kulluar se ajo e shumë folësve amtarë.
Për sa u përket pyetjeve:
1 - «Nënë», ndër sinonimet e saj, është forma më “solemne”. Vështirë se do e përdorja këtë term me një të njohur të afërt (përveç se në shprehje idiomatike si “Nëna mbetet nënë”).
2 - e dashur, e afërt, e dhimbsur
3, 4
Unë personalisht, fjalën nënë e kam përdorur kryesisht për t'iu referuar gjyshes nga ana e babait (ndërkohë që gjyshja nga ana e sime mëje ishte «mamaja» për gjithë lagjen, rrjedhimisht edhe për mua) dhe e përdorja gjithnjë bashkarisht me emrin, pra «nëna Lili». Megjithëse nuk është absolut, ky përdorim i fjalës «nënë» është më i zakonshmi. (Normalisht fëmijët në Shqipëri shoqërojnë emrat e të rriturve me një “honorifik”: xhaxhi dhe teta për shumicën e njerëzve ndërsa për familjarët lidhja familjare si teze Ilda, halla Keti, daja Titi etj.)
Kur dëgjoj fjalën nënë në një kontekst jo formal, imagjinoj një gjyshe.
Në një kontekst formal është një mama mbi të cilën po flitet me tone emotive. Figura e imagjinuar në këto raste është shpesh e përvuajtur.
If you prefer an answer in English, let me know. I'll be happy to translate this.